Qeveria, Ekonomia është prioriteti ynë, buxheti për vitin 2025 premton paga më të larta

07.12.2024 12:42

Qeveria sot përmes një kumtese...

Qeveria sot përmes një kumtese njoftoi se ekonomia është prioritet i saj dhe se buxheti për vitin 2025 premton paga më të larta, bum investimesh, zhvillim të fuqishëm ekonomik dhe cilësi më të mirë të jetës për qytetarët. 
 
Ajo është e angazhuar, siç informon shërbimi për shtyp qeveritar, për transformim ekonomik dhe premton rritje të PBB-së, por edhe investime të reja të huaja direkte që do të gjenerojnë rritje dhe zhvillim.
 
Buxheti për vitin 2025 është zhvillimor dhe premton paga më të larta, investime dhe zhvillim ekonomik të shtetit. Për vitin 2025, Qeveria është e përkushtuar për transformimin e plotë të Maqedonisë dhe përmirësimin e standardit të jetesës për qytetarët. Prioritet dhe qëllim është të sigurojmë jetë më cilësore për të gjithë qytetarët, të ardhme dhe prosperitet të Maqedonisë”, thuhet në kumesën e Qeverisë.Për këtë, shtojnë, në buxhetin e vitit 2025 parashikojmë mjete për rritjen e pensioneve. Gjithashtu, për pagesën e pagave janë paraparë 48 miliardë denarë në normën për paga dhe 2 miliardë denarë shtesë bllok-dotacione për rritjen e pagave në arsim. Parashikojmë 14,5 miliardë denarë për përkrahje të kategorive të cënueshme, ndërsa për shëndetësi sigurojmë 5,2 miliardë denarë më shumë ose gjithsej 53,4 miliardë denarë”, thuhet në kumtesë.