Intelektualët shqiptarë letër Gjykatës Kushtetuese: Keni kujdes, dyshojmë për motive politike
07.12.2024 14:12
Caktimi i seancës së Gjykatës Kushtetuese...

Caktimi i seancës së Gjykatës Kushtetuese mbi diskutimin e iniciativave për Ligjin e Gjuhëve ka trazuar edhe komunitetin akademik shqiptar. Për këtë arsye, Mbi 250 intelektualë, profesorë universitar shqiptar kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku kërkohet që organ gjyqësor të mos abrogojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Sipas tyre, kjo fillimisht prk ndjeshmërinë si njerëzore ashtu edhe kombëtare, ndërkaq situate le të kuptojë se mund të bëhet skenar me motive politike.
“Duke pasur parasysh pozitën dhe rolin kushtetues që keni Ju si përfaqësues të institucionit më të lartë juridik, i cili sipas Kushtetutës është i pavarur dhe pa ndikime politike, vazhdojmë të shpresojmë se nuk do të lejoni realizimin e skenarëve të tillë, të cilët cenojnë ndjenjat e çdo qytetari shqiptar. Një veprim i tillë do të fundoste besimin e qytetarëve, veçanërisht të atyre shqiptarë, në funksionimin e institucionit që ju përfaqësoni dhe që pritet të marrë vendime në mënyrë të pavarur, sipas bindjeve tuaja, bazuar në Kushtetutë dhe ligj, e jo sipas ndikimeve politike ngado që të vijnë ato”.
Akademikët shqiptarë kthejnë Gjykatën Kushtetuese tek e kaluara, se saherë që ka marrë vendime të njëanshme dhe arbitrare, kanë sjellë pasoja të rënda në marrëdhëniet ndëretnike dhe kanë cenuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi, të realizuara në rrugë institucionale.
Veprimet e Gjykatës Kushtetuese të mos e kthejnë vendin para kohës së Marrëveshjes së Ohrit, theksohet në letrën në fjalë.
“Mjafton të kujtojmë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 1997, të cilat çuan në ndërhyrje të dhunshme shtetërore në komunat e udhëhequra nga kryetarë shqiptarë të zgjedhur në mënyrë legjitime. Kjo solli ngjarjet tragjike të Gostivarit, ku pati edhe viktima në njerëz”.
Në mesin e firmëtarëve janë Rektorët e tre universiteteve në gjuhën shqipe: Prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti -UEJL, Prof. Dr. Jusuf Zejneli-UT, Prof. Dr. Izet Zeqiri- UNT. Poashtu, në mesin e të nënshkruarve dallohen profesorë të njohur e dekanë aktualë të shumë fakulteteve. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)
