Çmimi i energjisë elektrike, nga janari amvisritë me fatura më të larta për 1%
07.12.2024 16:22
920 mijë amvisëri në vitin 2025 faturat e energjisë eletkrike...

920 mijë amvisëri në vitin 2025 faturat e energjisë eletkrike do t’i paguajnë me 1 përqind më shumë për shakak të rritjes së çmimit të tenderimit që ka raportuar EMV-së nga furnizuesit universal, e që është 62 euro për megavat orë.
Pjesa që është më e rëndësishme dhe vlen për amvisëritë dhe për shumicën e konsumatorëve të vegjël, gjegjësisht tarifa e rrjetit, përfshirë transmetimin dhe distribucionin, kemi një ulje prej shtatë përqind thotë antari i komisionit rregullator të energjetikës Faton Ambari.
“Nga vetë fakti që në tenderimin publik shkoi 2 euro më teper apo 3.33 përqind , normalisht që furnizuesi universal do të kërkojë rritje. Intenca është që të mos ketë rritje në bllokun e parë dhe të dytë të konsumatorëve pasi që aty është 80 përqind e konsumit . intenca është se ne i ndjekim me përgjegjësi gjitha bilancet e këtyre 3 operatorëve që përbëjne çmimin e shpërndarjes”. - thotë Faton Ambari, anëtar i Komisionit Rregullatorë për Energjetikë.
Kushtrim Ramadani ekspert i energjetikës thotë se energjitë e rinovueshme e kanë stabilizuar prodhimin vendor.
Prodhimi i energjisë eletrike nga thëngilli duhet t’i takoj të kalaurës duke i zëvendësuar këto kapacitete prodhuese me metoda më të avancuara dhe me njësi multifunkcionale me gaze.
“Kapacitet prodhuese që i kemi nga thëngjilli duhet të hiqen nga përdorimi dhe nga ana tjetër që të sigurojmë stabilitet të prodhimit të energjisë elektirke dhe diversifikimit të prodhimit të energjisë elektrike është e nevojshme të investohet dhe në njësit multifunsionale të ogla me gazë që mund të përdoren gjatë dimrit edhe për ngrohje”. - deklaroi Kushtrim Ramadani, ekspert i energjetikës.
Komisioni Rregullator i Energjisë ka marrë vendim me të cilin çmimi i MEPSO-së për transmetimin e energjisë elektrike nga 1 janari rritet për 5,68 për qind, çmimi për shpërndarjen e Elektrodistribues ulet për 5,52 për qind dhe çmimi i operatorit të tregut të energjisë elektrike, rritet me 19.8 për qind.
Në total, këto 3 shtylla ndikojnë në çmimin përfundimtar për konsumatorët me 38 për qind. Në 6 mujorin e parë të vitit 2024 cmimi mesatar I energjisë elektrike për amvisërit sipas entit shtetëror të statistikave ka kushtuar 6625 denarë për Këh. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
