Kodra e Diellit, punohet në krijimin e kushteve për sezonin dimëror
07.12.2024 17:20
Kodra e Diellit ende nuk është gati...

Kodra e Diellit ende nuk është gati për hapjen e sezonit dimror edhe pse trashësia e borës shkon mbi 45 centimetër. Drejtori Abdulgani Aliji thotë se jemi duke punuar në sanimin e defekteve të ski ashensorve dhe se shumë shpejte pritet ge fillojë sezoni dimror.
“Prej sa e kam marrë këtë detyrë punojmë në menjanimin e defekteve shkaku se atje ski ashensoret është dashur të jenë gati dhe te punohet në sezonën e verës. Mirpo prej kur kemi ardhur në të gjitha ski ashensorët, defekte elektrike e mekanike ka. Jemi munduar që t’i sanojm”. - deklaroi Drejtori i ELEM Tursit, Abdulgani Aliji.
Hoteli “ Kodra e Diellit” nuk do jetë në funksion shkaku i kushteve mizore. Ndërkohë po punohet që Hoteli “Sllavia”të jetë gati për sezonin dimror fajin për këtë gjendje drejtori thotë se e kanë ish udhëheqësit.
"Sa i përketë gjendjes katrahur mund të drejtoheni tek udhëheqësit para meje pse është bërë në këtë mënyr. Ajo në Hotelet e Kodrës së Diellit, Popova Shapka gjendja është katastrofale dhe nuk ka pjesë elementare për të zhvilluar atë pjesë.Sa i përket Hotel Sllavisë edhe aty kemi hasur shumë probleme si nga nxemja qendrore dhe punëtorët”. - u shpreh Drejtori i ELEM Tursit, Abdulgani Aliji.
Përndryshe, Kodra e Diellit vazhdon të përballet me mungesë te kanalizimit,parkingjeve. Ndërkohë edhe rruga që shtynë për tek vikend shtëpizat nuk e ka mirëmbajtjen e caltuar. (Visar Sadiku, TVM2)
