Strugë, aksion për dhurimin e gjakut

07.12.2024 17:40

Në kuadër të një nisme humanitare...

Në kuadër të një nisme humanitare, qytetarët e Strugës kontribuan në aksionin e dhurimit të gjakut, me moton “Dhuro gjak shpeto jetë”. Ky aksion është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar ata që kanë nevojë për transfuzion gjaku
dhe për të shpëtuar jetë. 
 
“Është viti i dytë që bëjmë këtë aksion shoqata “Bamirsia Strugane”. E din ai që kontribon për shëndetin e njerëzimit, është hap i mirë dhe do mbese traditë”. - deklaroi Drejtori i Organizatës, Ejup Jakupi. 
 
Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, por i jashtëzakonshëm, që mund të bëjë ndryshimin më të madh për ata që përballen me urgjenca mjekësore thonë qytetarët.
 
“Jam pjesë e bamiresis Strune vijme me qëllimin që të shpërojmë jetë, eshte organizatë e rëndësishme dhe vijmë sa herë ajo bënë thirje." - u shpreh Besar Bojku, qytetarë. 
 
Interesimi është i madh ndaj dhuruesve të gjakut,dhe se kohëve të fundit mesazhet me kete moto “Dhuro gjak shpeto jetë”, pothuajse i pranojnë të gjithë qytetarët. 
 
“Në qoftë ka nevojë urgjente ne si bamirësit kemi listat tona me grupet e ndryshme të gjakut, qytetarët janë të mirëseardhur të trokasin në organizatën tonë”. - theksoi Shkëlzen Ajrullai, vullnetarë. 
 
Ky askion meret në qytetin e Strugës, por të mirseardhur janë edhe spitalet apo personat që kanë nevojë për transfuzion të gjakut edhe me gjerë.