Letra e BDI-së, reagojnë partitë politike

07.12.2024 18:38

Letra e BDI-së dërguar aleatëve ndërkombëtarë...

Letra e BDI-së dërguar aleatëve ndërkombëtarë ku kërkon  ndërhyrje  e tyre në situatën e Ligjit për Gjuhët i cili po pret kushtetueshmërinë  e tij, është komentuar nga partitë politike. 
 
VLEN: Nuk i merr askush seriozisht 
 
Për Koalicionin VLEN, letrat e BDI-së në adresë të forcave ndërkombëtare janë bërë traditë por askush nuk iu përgjigjet. 
 
I propozojnë BDI-së që të mësohet si opozitë dhe të mos bëhet shkaktare e dezinformatave dhe t’i manipulojnë shqiptarët me inskenim rastesh.
 
“Të njëjta janë edhe këto iniciativa. Dëgjuam se edhe paskan propozuar një pako masash deri tek qeveria për të dalë nga kjo situatë e tensionuar që vetë ata e kanë krijuar. Po, unë prej këtij vendi, përpara këtyre mediumeve do iu propzoj BDI-së që disa masa me të cilat shumë lehtë është të dilet nga kjo situatë, thjeshtë le ta pranojnë realitetin dhe faktin se janë parti opozitare dhe ashtu do mbesin edhe katër vitet e ardhshme dhe mos tentojnë të hedhin tutje dezinformata në opinion”. - deklaroi Zëdhënësi i VLEN, Driton Sulejmani.
 
VMRO: BDI-ja të mësohet si opozitë 
 
Edhe për VMRO-në, BDI-së i duhet përshtatje e të qenurit opozitë dhe e sugjerojnë që të ndalet me provokime.
 
“Përveç kërcënimeve, BDI-së nuk i kа mbetur asgjë tjetër për të bërë. Ata dhe LSDM-ja veprojnë pavëmendshëm dhe në mënyrë të paorientetuar. Provuan me tensione etnike e cila nuk ju kaloi, thanë  për protesta dhe asgjë nga kjo, е tash filluan të kërcënojnë. Vetëm një njeri frikacak kërcënohet. Përgjigjја jonë është që BDI-ja të mësohet të jetë opozitë konstruktive”. - u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE. 
 
LSDM: Duhej takim liderësh, e kuptuam situatën 
 
Ndërkohë LSDM-ja thotë se ka nuhatur situatën, e prandaj ka kërkuar takim liderësh. Sipas tyre,nga  aktualiteti përfiton VMRO-ja dhe BDI-ja.
 
"Nuk ishe e rastësishme pse LSDM-ja kërkoi takim liderësh, respektivisht kjo çështje shkon në favor të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për destabilizim të shtetit. Për këtë u këkkua takim liderësh, që ta ngrejmë këtë çështje në nivel më të lartë. Megjithatë, e dini edhe ju mediat se Mickosvki dhe qeveria e tij refuzuan  të bashkëpunojnë." - tha Renata Mlladenovska nga LSDM. 
 
Reagimet politike partiake rreshtohet në prag të seancës së Gjykatës Kushtetuese më 11 dhjetor, kur ky organ juridik  do të merret me kërkesën e parashtruar pranë kësaj Gjykate, mbi  vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, të miratuar në Kuvendin Republikan. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)