Siri, përparojnë forcat anti-regjim

07.12.2024 19:01

Raportohet se rebelët në Siri kanë avancuar drejt qendrës...

Raportohet se rebelët në Siri kanë avancuar drejt qendrës së qytetit të Homsit teksa Rusia, Irani dhe Turqia po përgatiten që të takohen për të diskutuar sfidën më serioze me të cilën është përballur vitet e fundit sundimi autoritar i presidentit Bashar al-Assad. 
 
Forcat qeveritare dhe aleatët e tyre rus kanë vazhduar përpjekjet për të ndalur ofensivën e rebelëve drejt Homsit.
 
"Nëse Siria shndërohet në strehë të terroristëve kthimi i ISIS-it dhe grupeve të tjera terroriste do të jep rrezik të madh për rajonin dhe ai kërcënim definitivisht  nuk do të jetë e kufizuar vetëm në Siri dhe do të shtrihet në fqinjtë e Sirisë, si në  Irak dhe Jordan" - tha Ministri i Jashtëm i Iranit, Abas Arag.
 
"Palët që rrinë pas sulmit terrorit i theyjnë rezolutat e Kombeve të Bashkaura në luftën kundër terrorizmit si dhe marrëveshjet e miratuara. Ky terror nuk paraqet këcënim vetëm për  Sirinë por edhe për vendet rajonale të saj." - deklaroi Ministri i Jashtëm i Sirisë, Basam Sabag. 
 
Ndërkohë Irani ka filluar me evakuimin e  funksionarëve të vendit derisa Libani dhe Jordani  kanë njoftuar mbylljen e kufijve, gjersa Izraeli ka përforcuar forcat ajrore. Turqia përkujton thirrjet e mëhershme për stabilizimin e asë ardhmes së Sirisë.
 
"Ne, nëse ju kujtohet i  patëm  bërë thirrje Asadit. Tham që të takohemi dhe së bashku ta rregullojmë të ardhmen e Sirisë. Për fat të keq nuk morrëm përgjgje pozitive nga ai." - deklaroi Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. 
 
Sipas mediave të atjeshme, familjarët e Asadit tashmë janë larguar nga Siria dhe  mijëra njerëz janë larguar nga Homsi.Forcat anti -regjim i kanë lëshuar gjithashtu një ultimatum regjimit të Asadit duke ia bërë të qartë se synojnë “përmbysjen e tij” dhe krijimin e një qeverie të re, të bazuar në një këshill të zgjedhur nga populli. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)