Liga e Parë vjen me ndeshjet e javës së fundit të stinorit vjeshtorë

07.12.2024 20:46

Struga TL- Voska dhe Besa-Shkupi...

Struga TL- Voska dhe Besa-Shkupi, janë ndeshjet më tërheqëse të javës së 18-të që mbyll saktësisht gjysmën e kampionatit të këtij sezoni. Kjo ndalesë e parashikuar për t’u luajtur  të dielën do na sjellë edhe ndeshje tjera interesante...
 
Në të dyja sfidat e paralajmëruara e komplikuar është situate për katër skuadrat. Në Gostivar skuadra e Shkupit kërkon me çdo kusht një sukses që mund ta rikthejë në orbitën europiane. Po ashtu edhe kampionët në fuqi në derbin “liqenas” kërkojnë të njëjtin sukses por përballë do të jenë dy skuadrave të ngjashme si Besa e Voska, që për më tepër janë të etura etura për pikë mbijetese. 
 
Kryesuesit e renditjes Shkëndija në terren vendas pret Gostivarin e tretë në renditje me 2 pikë më pak. 
 
Gostivarasit që ndeshjet e tyre po i luajnë në Shkup, mbeten një kundërshtar shumë i rrezikshëm dhe treta skuadër që ka pësuar një humbje sezonale. 
 
Silkesi rikthehet në shtëpi me sfidën kundër Vardarit, ku do të kërkojë pikët dhe qëndrim në dy pozitat e para, ndërsa në kryeqytet  Rabotnicki do të përballet me Pelisterin, dy skuadra me objektiva shumë të ndryshme në klasifikimin e përgjithshëm.

LPFM – JAVA E XVIII

BESA – SHKUPI
STRUGA TL – VOSKA SPORT
SHKËNDIJA – GOSTIVARI
SILEKSI – VARDARI
RABOTNIÇKI – PELISTERI
TIKVESHI – AP. BRERA