Makedonija Gj.P kampion vjeshtor

07.12.2024 22:20

Skuadra e Makedonija Gj.P është kampion vjeshtor në LDFM...

Skuadra e Makedonija Gj.P është kampion vjeshtor në LDFM, me pes pikë epërsi para skuadrës së Bregallnicës, pasi ajo sot në Kumanovë u mund me 2;1 nga Bashkimi, e skuadra nga kryeqendra në transfertë me 4:0 e mundi Bellasicën. 
Bashkimi pas kësaj fitore në derbin me shtipjanët, doli në pozitën e tretë, ku ka vetëm 1 pikë më pak se Bregallnica. 
 
Një fitore të lartë 5:1 ka shënuar Arsimi ndaj Vardarit të Negotiës, po ashtu fitore të lartë 4:1 mori Ohri në përballjen me Borecin. 
 
Ndeshja Kamenica Sasa – Skopje, ishte ndalur në pjesën e dytë, pas një zënke të gardianit shkupjan me persona jo zyrtar kur ky ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe më pas vazhdoi dhe përfundoi baraz 1;1. ndërsa skuadra e Vardarskit e ka shënuar fitoren e parë pas kthimit në Ligën e Dytë. Këta me 2:1 e mundën Osogovën. 

LDFM – JAVA E 15-TË
 
ARSIMI 5-1 VARDAR (N)   
BELLASICA 0-4 MAKEDONIJA GJ.P
OHRI 4-1 BORECI
BASHKIMI 2-1 BREGALLNICA
POBEDA 0 – 0 DETONIT
NOVACI 0–0 KOZHUFI
KAMENICA SASA 1-1  SKOPJE
VARDARSKI  2-1 OSOGOVA