NBA, Atlanta triumfon pas kohës shtesë

07.12.2024 22:21

Mbrëmjen e kaluar në NBA, u zhvilluan shtatë ndeshja, ndërsa ndeshja më interesante e kësaj mbrëmje ishte ajo mes Atlantas dhe LA Lejkers. Kjo ndeshje u vendos pas kohës shtesë, ndërsa në kryendeshjen e mbrëmjes Bostoni e mundi Milvokin...

Në një nga ndeshjet më interesante të natës mes të premtës dhe të shtunës në NBA, skuadra e Atlantas me rezultatin 134:132 pas kohës shtesë e mundi LA Lakers. 
 
Atlanta deri tek fitorja erdhi falë arritjes së shkëlqyeshme të Tre Jang, që ndeshjen e përfundoi me 31 pikë dhe 20 asistime. 
 
Ai pikët e fitores i shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes. 
 
Në sulmin e fundit të Lejkersave, James  humbi goditjen për tre pikë dhe kështu fitorja i takoi Atlantës.  Në radhët e “liqenasve” , sërish Lebron James, vërtetoi përse është një nga basketbollistët në historinë e këtij sporti. 
 
James ndeshjen e përfndoi me “triple-double”, duk pasur në statistikat e tij 39 pikë 10 kërcime dhe 11 asistime. 
 
Në kryendeshjen e mbrëmjes Boston Celtics me 111:105 e mundi Milvokin. Ishte kjo një ndeshje në të cilën shkëlqeu Xhejson Tatum, me një aritje të mirë 34 pikë 1o kërcime, ndërsa me 30 pikë e 11 kërcime Janis Adetokumbo, po ashtu te mysafirët kishte “double-double”. 
 
Kështu Boston Celtics me fitoren e tretë me radhë edhe më tej mbajnë pozitën e dytë në Konferencën e Lindjes por edhe në tërë NBA-në dhe tani kanë përpjestimin 19-4. Më të mirë janë vetëm Cleveland Cavaliers me 20-3. (Safet Ademi, TVM2)