FIS - Lëshim, Murisier triumfoi në Biver Krik
07.12.2024 22:26
Skiatori zvicerian Justin Murisier...

Skiatori zvicerian Justin Murisier në garën e parë sezonale të lëshimit që u zhvillua në kuadër të Kupës së botës në qëndrën amerikane Beaver Creek, ka bërë befasinë më të madhe. Ai deri tek fitorja e tij e parë në kërrierë për 20 të qindtat kishte kohë më të mirë se kampionai aktual dhe bashkëpatrioti i tij Marc Odermatt.
32-vjeçari Murisier pistën e njohur amerikane "Birds of Prey", e kaloi me kohën e përgjithshme 1 minut 40.04 sekunda.
Për fat të keq këtë garë të lëshimit e përshkruan edhe mjaft rënie të padëshiruara të skiatorë.
Më së keqi kaluan zvicrani Arnaud Boisset e amerikani Samuel Dupratt, të cilët përfunduan në telat mbrojtës dhe me ndihmën e mjekëve zbritën në cak.
