Mickoski: Tremujori i tretë, me 3% rritje
Bruto prodhimi vendor për tremujorin e tretë...

Bruto prodhimi vendor për tremujorin e tretë të këtij të viti është rritur në 3 për qind tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke u thirrur në të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistika, Mickoski tha se gjatë muajit korrik, gusht dhe shtator është rritur prodhimi vendor, në kushte dhe rrethana të ndryshme komplekse gjeopolitike.
Kjo rritje, sipas Mickoskit tregon qartë për përkushtëmërinë e kësaj Qeverie për të përmirësuar, përforcuar dhe rimbëkëmbë ekonominë në vend.
Rritje më e madhe vërehet në sektorin e tregëtisë më shumicë dhe pakisë, transport, hoteliri, gastronomi dhe disa sektorë të tjerë, ndërsa importi i mallërave është rritur në 2 për qind.
“Në kushte të zhvillimeve të ndryshme komplekse gjeo-ekonomike dhe politike, rritja prej 3 për qind është ndër shifrat më të mëdha në kuadër të BE-së. Vetëm pesë vende anëtare të BE-së, kanë përqindje më të madhe të rritjes së burto prodhimit vendor gjatë tremujurit të tretë, ndërsa sa i përket rajonit, rritje më e ulët prej 2.4 për qind kanë shënuar dy anëtare të BE-së, respektivisht Greqia dhe Bullgaria, Rumania është minus 0.3 për qind, Sllovenia 1 për qind, ndërsa poashtu negativisht janë edhe normat e rritjes të Estonisë, Letonisë,Gjermanisë, Austrisë dhe të tjerë” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Por kjo nuk është vetëm, thotë Mickoski. Rritje më e madhe e prodhimit vendor sipas proekcioneve të tij, pritet të shënohet gjatë tremujorit të katërt të këtij viti dhe tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Do të ketë rritje stabile ekonomike dhe shumë investime kapitale në vend tha ai.
“Po pres që burto prodhimi vendor të vazhdojë të rritet edhe gjatë tremujorit të katërt të këtij viti, ku në fund të vitit nuk do të jam i befasuar nëse arrijmë të kemi bruto pordhimin vendor për 2024 të edhe më e lartë, se tani. Tremujori i parë i qeverisë teknike është më i dobti për këtë vit, dhe nëse këtë e përjashtojmë dhe nëse marrim të dhënat e tremujorit të dytë, të tretë dhe të katërt atëherë do të kishim rritjen më të madhe të prodhimit vendor. Pavarësisht kësaj proekcionet për tremujorin e parë të vitit të ardhshëm të jetë i sukseshëm, e themë këtë duke marr parasysh opericionalizimin e mjeteve të huazuara prej 250 milion dhe plus 50 milion duke investuar” – deklaroi Mickoski,
Mickoski u shpreh i kënaqur nga konsolidimi i ekonomisë dhe proekcionet e propozim buxhetit për vitin e ardhshëm i cili sipas tij, parashikon nivel rekord të investimeve kapitale. (Rexhep Qamili, TVM2)
