Shporta e fundvitit, LSDM:Mashtrim klasik i Qeverisë

08.12.2024 15:25

LSDM-ja opozitare thotë se shporta e fundvitit...

LSDM-ja opozitare thotë se shporta e fundvitit është mashtrim klasik i qeverisë për t’i manipuluar qytetarët se kinse do të ketë ulje të çmimeve, e që praktikisht sipas tyre, nuk do të ndodhë. 

LSDM është e bindur se shporta e shpallur për fundvit nuk do t’u mundësojë qytetarëve çmime më të ulëta, pasi që siç thonë, gjatë kësaj periudhe veçmë janë rritur çmimet e produkteve ushqimore prej 15 deri më 20 përqind. Fajësojnë Qeverinë se u lë kohë tregëtarëve për të bërë këtë.

“Mickoski qëllmmisht u lë kohë tregëtrëve që t’i risin çmimet e produkteve që kur do të ulën çmimet e tyre tani, të mos vërehet në faktë asnjë ulje reale. Nuk do të ketë ulje, por realisht do të ketë rritje të përfitimeve në kurriz të qytetarëve. Edhe sa gjatë do të duhet të shikojmë se si VMRO-DPMNE, i mbron tregëtarët dhe fshehërazi negocion shporta të rrejshme , derisa qytetarët mezi e kalojnë muajin” – tha Simona Cvetanofska nga LSDM.

Qeveria: Shporta e fundvitit ul çmimet për 10%

Por kështu nuk mendojnë nga Qeveria. Ata thonë se janë përkushtuar në përmirësimin e standardit jetësor të mijëra famijeve. Shporta e konsumatorëve për fundvit pamëdyshje do të mundësojë ulje prej 10 për qind të çmimeve për rreth 700 produkte ushqimore, thonë nga Qeveria.

“Vetëm një javë pas zbatimit të fushatës “Më pak harxhime, më shumë për ty – Kujdesemi”, shporta konsumatore për festat e fundvitit me çmime të ulura prej të paktën 10% është zgjeruar dhe tani përfshin mbi 700 produkte ushqimore. Qeveria po ndërmerr masa që qytetarët më në fund të marrin atë që meritojnë, kushte të denja për jetesë dhe një kujdes të vërtetë për nevojat e tyre reale. Si Qeveri, jemi angazhuar të ndryshojmë realitetin e vështirë dhe po bëjmë pikërisht këtë. Punojmë me përkushtim për qytetarët dhe ndërmarrim masa që janë në interes të popullit, me qëllim sigurimin e një jete më të mirë dhe më cilësore” thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Prej më 15 dhejtor e deri më 15 janar të vitit të ardhshëm produktet bazë ushqimore siç janë buka, drithërat, produktet e furës, mishi, produkte të përpunuara të mishit, peshk, qumështi, produkte e përpunuara të qumështit, siç janë djathi dhe kaçkavalli, ëmbëlsira, fruta, perime të freskëta, të ngrira dhe të konservuara, pije alkolike dhe joalkolike do të shiten me 10 për qind e më shumë ulje se tani.

Shporta e vitit të ri do t’u nënshtrohet kontrolleve të brendshme të inspektoratit, por jo edhe të ndëshkimeve, pasi që ajo është arritur me konsensuz të gjërë mes përfaqësuesëve dhe nuk është e shpallur si masë qeveritare. (Rexhep Qamili, TVM2)