Shteti harron personat me nevoja të veçanta, Bajramovska: Barazi edhe për kategori

08.12.2024 16:08

Personat me pengesa në zhvillim...

Personat me pengesa në zhvillim kohë të gjatë përballen me probleme  nga më të ndryshmet  dhe asesi të gjindet zgjidhje e përhershme për nevojat e tyre. Zv/avokatja e popullit thotë se në vend ende nuk kemi të dhëna të sakta për numrin e personave me nevoja të veçanta  ndonëse numri është i madh, që të mundet  të kërkojmë krijimin e politikave  të caktuara  dhe buxhet për tejkalimin e kushteve  të caktuara.

“Sa herë që flasim me 23  organizatat tona partnere që kemi bashkëpunim, dhe paraqesim atë kuadër që pason zbatimin e konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, duke treguar pa qasshmërinë nëpër objekte në përgjithësi, por edhe pa qasshmërinë  e informacionit që arrin tek personat me aftësi të kufizuara sidomos  pengesa në  barriera gjuhësore” – deklaroi Zv.Avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska.

Sipas hulumtimeve të Avokatit të Popullit personat me pengesa në zhvillim poashtu përballen edhe me qasjen shëndetësore që duhet në mënyrë të pandërprerë tu jepet këtyre personave.

“Problem janë edhe ndihmat ortopedike, një pjesë e madhe e barnave që duhet të marrin nuk janë në listën pozitive të barnave që t'i marrin falas, nga ana tjetër punësimi është një problem serioz. Kemi ligje të cilat ende nuk i kemi zbatuar plotësisht dhe nuk zbatojnë  konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara,. Këtë vit ne kemi nisur një iniciativë tek  qeveria për ndryshimin e ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara për të garantuar të drejtën e punësimit për të gjithë personat me aftësi të kufizuara sipas përcaktimit të dhënë nga konventa dhe ligji” – tha Zv.Avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska.

Personat me dëmtim në shikim kërkojnë nga autoritetet kompetente semafora me zë dhe parkingje që të kenë qasje më të lehtë

“Të na sigurojnë zyra dhe parkingje që janë për persona të verbër dhe semaforë me zë” – u shpreh Zenel Zylbeari nga Shoqata e personave të verbër.

“Personat me aftësi të kufizuara të kenë më shumë qasje në objekte,infrastrukturë, nuk kemi parkingje të posaçme, poashtu mungon edhe sinjalistika me zë në rrugë për të verbërit, këto janë disa nga pengesat për personat me aftësi të kufizuara” – theksoi Kryetari i Organizatës për të verbërit dhe shurdhmemecët, Orce Aceski.

Personat me aftësi të kufizuara apelojnë autoritetet që të ndërmarrin masa urgjente  që do të ndikonin në përmirësimin e kushteve themelore  dhe të barabarta për  secilin qytetar në vend. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)