Shporta komsumatore 62.020 den, Bela: Me pagë minimale nuk mund të mbijetohet
Shporta konsumatore në muajin nëntor...

Shporta konsumatore në muajin nëntor ka arritur në nivel prej 62.020 denarë dhe e njejta është rritur për 772 denarë në krahasim me muajin paraprak thonë të dhënat nga LSM.
Pjesën më të madhe të këyre mjeteve qyteterët e harxhojnë për pije dhe ushqim ndërsa ka familje të cilat aq i kanë edhe të ardhurat mujore, thotë profesori universitar Bujamin Bela.
Sipas tij duhet të ndihmohen qytetarët të cilët marrin paga minimale, ose familjet me një të punësuar për shkak se çdo rritje e çmimeve sado e vogël që të jetë ndikon në standardin e tyre.
“Derisa 23.034 denarë harxhojnë qytetarët vetëm për ushqim dhe pije është një numër mjaft i lartë që duke pasur parasysh se pagën minimale e ka aq, që nënkupton se ai duhet të veshmbathet, ai duhet të ketë para për vendbanim, për mjekim, shërbime sociale, transport dhe të gjitha këto janë një lloj presioni të cilën e ndjejnë qytetari që nënkupton se patjetër me një familje 4 anëtarëshe ku e dimë që shpenzimet e shportës konsumatore arrijnë deri në 62 mijë denarë, si të arrihet kjo shumë, si të arrihet të mbijeton që të mos ketë një lloj trazire sociale ku është i detyruar që qytetari të gjej një lloj zgjidhje” – deklaroi Profesori Universitar, Bujamin Bela.
Rritja e pagës minimale, Bela: Legjitime, kujdes me punëdhënësit
LSM edhe më tëj mbetet në qëndrimin se për të ju dalë në ndihmë qytetarëve në lidhje me rritjen e çmimeve duhet të rritet paga minimale në 450 euro.
Bela thotë se një kërkese e tillë është legjitime por duhet patur kujdes që të mos krijohet disbalanc dhe të dëmtohen punëdhënsit.
“Në bazë të limitit që shteti mund të financon rritjen e pagës minimale që të ketë të paktën një lloj trendi i rritjes dhe të përcjelljes edhe të dinamikave të shteteve fqinje është e mirëseardhur dhe do të jetë me efekte positive për të paktën për të ndjekur edhe pjesën e rritjes se çmimeve” – u shpreh Bela.
Paga minimale në Mal të Zi është rritur nga 600-800 euro, nga 1 janari në Bonsje dhe Hercegovinë e njejta do të arrijë në 600 euro, ndërsa në vendin tonë sipas zgjidhjes aktuale ligjorë në muajin mars paga minimale mund të arrrije rreth 400 euro. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
