Shënohet 8 dhjetori, Dita e Shën-Klimenti i Ohrit
Maqedonia e Veriut sot shënon 8 dhjetorin...

Maqedonia e Veriut sot shënon 8 dhjetorin, Ditën e Shën- Klimentit të Ohrit.
Çmimi shtetëror në fushën e edukimit dhe arsimit e mori profesoresha universitare Maja Bojaxhievska, ndërsa në fushën e kulturës dhe artit këtë vit u shpërblyen shkrimtari Millovan Stefanovski, piktori Miroslav Masin dhe aktori Refet Abazi. Çmimi shtetëror “St. Kliment Ohridski” është mirënjohja më e lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë shoqërore me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me rastin e festës së 8 dhjetorit - Shën Klimenti i Ohrit, delegacione nga Kabineti i Presidentit, Kuvendi, Qeveria, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, Kisha Orthodokse-Arhipeskopia e Ohrit, si dhe përfaqësues të institucioneve, të trupit diplomatik dhe partitë politike vendosë lule para monumentit të Shën-Klimenti i Ohrit përballë Bibliotekës Kombëtare Universitare.
