Siri, anti-regjimi e merr Damaskun
Grupet anti-regjim në Siri...

Grupet anti-regjim në Siri kanë pushtuar kryeqytetin Damask për t’I dhënë fund dinastisë prej dekadash të vendit pas 14 vitesh luftë civile. Regjimi i Asadit është rrëzuar, ndërkaq vetë Asadi është larguar nga vendi.
Në për rrugët ë Damaskut është flmuar festa.
“Damasku është çliruar dhe regjimi i tiranit Bashar al-Assad është rrëzuar. Të burgosurit e regjimit janë liruar nga burgjet. Rroftë një Siri e lirë.
Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo lidership që zgjedh populli dhe do të sigurojmë një tranzicion të qetë të pushtetit
“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo lidership të zgjedhur nga populli, duke ofruar të gjithë mbështetjen e mundshme për të siguruar një tranzicion të qetë dhe sistematik të funksioneve të qeverisë, duke ruajtur kapacitetet shtetërore. Unë nuk jam larguar dhe nuk kam asnjë qëllim dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos dëmtojnë asnjë pronë publike sepse në fund të fundit ajo u takon atyre.” – tha Kryeministri i Sirisë, Mohammad Ghazi Al-Jalali.
Kreu i opozitës kryesore të armatosur të vendit lëshoi një deklaratë duke u bërë thirrje forcave qeveritare të lënë të padëmtuara institucionet shtetërore.
“Të gjitha forcat ushtarake në qytetin e Damaskut janë rreptësisht të ndaluara të afrohen me institucionet publike, të cilat do të qëndrojnë nën mbikëqyrjen e ish-kryeministrit derisa të dorëzohen zyrtarisht, si dhe ndalohet gjuajtja me plumba në ajër”, ka shkruar Ahmed al- Shara në një telegram, i njohur gjithashtu si Ebu Mohammad al-Jolani.
Uashingtoni po monitoron nga afër situatën ndërsa ushtria izraelite vendos forcat në një zonë tamponi në Lartësitë e Golanit të pushtuar.
“Fokusi primar është në monitorimin e lëvizjeve dhe interesave të Iranit, e dyta është te fraksionet lokale që po marrin kontrollin e zonës, duke u siguruar që ata të mos ndërmarrin veprime të gabuara ndaj nesh, përndryshe do të ketë një përgjigje të fortë.” – deklaroi Kreu i Shtabit të përgjithshëm të Izraelit, Herzi Halevi.
Përparimi i rrufeshëm i grupit anti- regjim ka sjellë riorganizime mahnitëse të fuqisë për kombin e Lindjes së Mesme që prej kohësh ka qenë në udhëkryqin e një lufte rajonale për pushtet.
Si Irani ashtu edhe Rusia kanë qenë mbështetës të regjimit të Asadit dhe kanë ndihmuar në mbajtjen e tij në pushtet gjatë një lufte civile rraskapitëse që ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha të kohëve të fundit të refugjatëve në botë. Trump komentoi se Putini e braktisi Assadin. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
