BDI: Bëhu pjesë e “Rojës së Gjuhës”
Bashkimi Demokratik për Integrim...

Bashkimi Demokratik për Integrim i revoltuar për seancën e caktuar me 11 dhjetor në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet harmonizimi i ligjit të gjuhëve me aktin më të lartë juridik të vendit.
BDI nuk pajtohet që Ligjit t’i abrohgohen nene të caktuara. Nëse ndodh kjo atëherë preket Marrëveshje e Ohrit, minohet paqja brenda shtetit dhe i hapet rruga destabilizimeve të ndryshme.
BDI me thirrje për Bashkim kombëtar për të shenjtën gjuhë, që sipas tyre, statusi i saj në shteti është fituar me shumë mund dhe sakrifica.
“Ne sot prej këtij momenti fillojmë që të bëjmë roje për gjuhën. Prej këtij momenti ne përtej agjendës partiake, por si Front Evropian këtu së bashku, i ftojmë edhe qytetarët tjerë, pa dallim përkatësie politike, etnike, po e ngrejmë alarmin, duke theksuar se dikush po ndan qytetarët dhe po tenton të krijojë tensione , duke thyer rëndë kushtetutën e këtij vendi dhe Marrëveshjen e Ohrit… Iniciativa duhet të mbështetet nga të gjithë qytetarët, për të ruajtur karakterin multietnik të vendi tonë dhe për t’ i mbrojtur vlerat e arritura së bashku”. – tha Arbër Ademi nga BDI.
Sela: Mos e prekni Gjuhën Shqipe
Për ligjin e gjuhëve ka folur edhe kreu i ASH-së, Ziadin Sela. Duke komentuar rendin e ditës së gjykatës kushtetuese, Sela thotë se në rrezik është i gjithë ligji e jo vetëm tre nene për të cilat pohonte Mickoski.
Në mesin e iniciatorëve ishte edhe vet VMRO-ja, andaj Sela i bën thirrje Mickoskit që të mos e prekin gjuhën shqipe.
“Një apel Qeverisë, Hristijan Mickoskit, është mëse e qartë që s’është në pyetje më Gjykata Kushtetuese, por është iniciativa juaj për tu prek te gjuha shqipe. Thirni mëndjes dhe mos e prekni gjuhën shqipe” – tha Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela.
Përkujtojmë se në seancën e kushtetues të mërkurën nuk do të marrin pjesë dy gjykatësit shqiptarë. Sipas tyre çdo vendim i gjykatës që trajton çështjet nacionale pa prezencën e shqiptarëve në këtë rast, është jolegjitim. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
