Kumanovë, projekt "BE për ajër të pastërt"
Në kuadër të projektit "BE për ajër të pastër"...

Në kuadër të projektit "BE për ajër të pastër" gjatë fundjavës, në sipërfaqet e Parkut të qytetit të Kumanovë janë mbjellur 210 fidane të reja të cilësisë së lartë.
Përmes këtij proekti në bashkëpunim me “UNOPS”, Bashkimi Europian investon për t’i ndihmuar Republikës së Maqdonisë së Veriut për ajër të pastërt.
“Vlera e këtij proekti arrin në mbi 10 milion euro, me çka duhet të përmirësohet kualiteti i ajrit në katër komunat e RMV, Kumanovë, Shkup, Tetovë dhe Manastir.Për fat të keq këto janë ndër qytetet më të ndotur jo vetëm në Evropë por në të gjithë botën, prandaj ne duam të japim kontributin tonë për mbrojtjen e ambientit jetësor. Por për fat të keq mbjellja e fidaneve nuk mjafton për këtë, porse duhet bërë pëpjekje nga të gjitha nivelet" – tha Shtefan Hudolin nga BE.
“BE do të ndajë 1.1 milion euro për Kumanovën, kurse gjatë vitit 2025 do të vazhdojmë me aktivitete të shumta në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës, nga të cilat edhe presim rezultate të mira" – u shpreh Marko Vujaçiq, udhëheqes i UNOPS.
“E vërtetë është se jemi ndër katër Komunat më të ndotura, por me këtë dhe dy proektet tjera, tentojmë që me çdo kusht të përmirësojmë cilsinë e ajrit" – deklaroi Ivana Georgievska, kryesuese e Këshillit të Kumanovës.
Ndërkohë që Nenad Stojavski, Drejtor i NP "Pastrim dhe gjelbërim" njohtoi se në kuadër të këtij proekti pritet të mbillen gjithsej edhe 1.815 fidane të reja të cilësisë së lartë. (Fatlum Aqifi, TVM2)
