Basketboll, “Shkupi” dhe “MZT Skopje” humbin në të njëjtën ditë
Skuadra e MZT Skopje, e ka pësuar disfatën e tretë me radhë...

Skuadra e MZT Skopje, e ka pësuar disfatën e tretë me radhë në Ligën e Parë të Maqedonisë në basketboll. Këta mbrëmjen e kaluar në derbin e kryeqendrës me rezultatin 75:70 u mundën nga TFT-ja.
Kjo ndeshje u transmetua në servisin publik. Kështu skuadra e TFT-së, pasi fitoi këtë derbi mbetet në krye të renditjes. Për këtë skuadër ishte kjo fitorja e tetë në ndeshjen e nëntë kampionale.
Ndërsa pas katër humbjeve me radhë dhe po thuajse dy muaj pa fitore, basketbollistët e Gostivarit në kuadër të javës së nëntë të elitës së basketbollit vendor me 79:65 e mundën Shkupin.
Më i spikatur tek Gostivari ishte Grashanoviq, që shënoi 21 pikë, në anën e kundërt tek Shkupi më të dispouar për lojë ishin Uiliams dhe Tribëll që shënuan nga 15 pikë. Për Gostivarin ishte kjo fitorja e tretë, ndërsa për skuadërn nga Çairi ishte humbja e gjashtë në këtë sezon.
Kumanova në këtë javë me 85:83, pas një drame të vërtetë e mundi Rabotniçkin. Në minutat e fundit të ndeshjes sa i përket rezultatit në Kumanovë, kishte një dramë të vërtetë. Hero i vendasve ishte Lukoviq, i cili në sekondën e fundit të përballjes shënoi tre pikë me të cilat kuamnovarëve ua siguroi fitoren.
