Basketboll, Denveri u mund nga skuadra më e dobët në NBA

08.12.2024 22:16

Skuadra më e dobët e këtij sezoni në NBA...

Skuadra më e dobët e këtij sezoni në NBA, Uashingtoni mbrëmjen e kaluar me rezultatin 122:113 e mundi Denverin dhe me këtë i dha fund serisë së gjatë  pa humbje të kësaj skuadre.

Denverit në këtë përballje nuk i ndihmuan as 56 pikët e shënuara nga Jokiq, që shënoi rekord personal për pikë të shënuara.

Në anën e kundërt shkëlqeu Pull që shënoi 39 pikë. Kjo ishte vetëm fitorja e tretë sezonale për Uashingtonin dhe kështu iu shmang një rekordi negative për serinë më të gjatë pa fitore. Këta deri në këtë ndeshje kishin 16 humbje resht.

Basketbollistët e Memphis Grizzlies, kanë befasuar kampionët aktual të NBA-së, Boston Celtics të cilët I mundën me 127-121.

Tek skuadra e Memphis, ka shkëlqyer Ja Morant,që me 32 pikë si dhe me nga 9 kërcime dhe asistime ishte shum pran shënimit  të "triple-double", ndërsa tek Boston Celtics  me 23 pikë dominoi Jrue Holiday.

Kampionët shtrenjtë i kushtoi mos efikasiteti i tyre pasi nga 60 godije për tre pikë preciz ishin në 18-të prej tyre.

Memphis  me këtë fitore ndan pozitën e dytë  në Konferencën e perëndimit me një përpjestim fitore humbje 16-8, ndërsa Bostoni me përpjestimin 19-5 është skuadra e dytë në lindje.