Formula 1, Norris i solli M’Clarenit titullin kampion
Në fillim të kësaj gare kishte një aksident në të cilin u përfshinë Verstappen dhe Piastri! Kjo ishte edhe gara e fundit në të cilën britaniku Hamilton, garoi me makinën e Mercedesit, ndërsa nga viti i ardhshëm do jetë pas timonit të Ferrarit....

Piloti britanik Lando Noris, ka dalë fitues I garës së fundit në Formulaq e cila u zhvillua në pistën Jas Marina në Abu Dabi. Ai kështu me fitoren e tij të katërt në këtë sezonë, konstruktorit Meklaren ia siguroi titullin e kampionit edhe atë pas plotë 20 viteve.
Pozita e dytë dhe e tretë iu takuan pilotëve të Ferrarit, Karlos Sajns dhe Sharl Lekler, por kjo nuk iu ndihmoi për të marë titullin kampion ekipit britanik.
Siç dihet piloti holandez i ekipit Red Bull, Max Verstappen u shpall për herë të katërt fitues i Kampionatit Botëror të Formula 1 në garën 22-të të sezonit në Grand Prix të Las Vegasit.
Probleme gjat kësaj gare kishte piloti i Red Bull, Sergio Perez I cili u largua nga gara që në xhiron e parë të garës së fundit në F1 de ndoshta edhe të fundit për Red Bull. Ai u detyrua të largohej pas kontaktit me Valtteri Bottas.
Kjo garë në Abu Dhabi, ishte e fundit për Hamilton pas timonit të skuderisë së Mercdesit.
Ai ka dhënë fund bashkëpunimit me skuderinë gjermane, ashtu që në të ardhmen do ta shofim në makinën “kokëkuqe”.
Hamilton bolidin e Ferarrit do ta drejtojë nga 26 shkurti kur nisin testimet parasezonale.
