FIS – Super G, Odermatt triumfoi në Beaver Creek

08.12.2024 22:29

Skiatori më i mirë i ditëve të sotme Marco Odermatt, ka triumfuar në garën e superxhisë e cila u zhvillua në qendrën amerikane Beaver Creeku...

Në superxhinë e parë të sivjeme të Kupës së botës zviceriani Odermatt për 18 të qindtat ishte më I shpejtë se francezi Cyprien Sarrazin, ndërsa në pozitën e tretë u ndal austriaku Lukas Feurstein (+0.47). 

Odermatt iu gëzua fitores së parë sezonale në disiplinat alpine, por ishte kjo fitorja e tij e tretë në  disiplinën Super G-I, që është zhvilluar në Beaver Creek.

Në përgjithsi ishte kjo fitorja e 38-të në karierë. 

Në renditjen e përgjithshme  nga 200 pikë kanë francezi Clement Noel dhe norvegjezi Henrik Kristoffersen, ndërsa Odermatt  me 180 pikë e mban pozitën e tretë.