Maqedoni
Parashikimi i motit
09.12.2024 11:11
Kjo javë ka nisur me reshje shiu dhe vranësira, të cilat do të jenë prezente gjatë gjithë ditës së sotme...

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, përgjatë luginave me mjegull dhe vranësira të ulëta. Në pjesët jugore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 5°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 7 deri në 14°C.
Mot i ndryshueshëm me vranësira në Shkup, paradite me paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9°C.
