Botë

Breshëri automatiku në mes të Athinës, 2 të vrarë dhe 1 i plagosur jashtë një supermarketi

09.12.2024 11:55

Dy të vrarë dhe i plagosur rëndë është bilanci pas të shtënave me armë në lagjen Glifada të Athinës pak minuta më parë....

Dy të vrarë dhe i plagosur rëndë është bilanci pas të shtënave me armë në lagjen Glifada të Athinës pak minuta më parë.
 
Korrespondenti i Top Channel në Greqi Artur Bibe bën me dije se jashtë ambienteve të një supermarketi ka pasur breshëri të shtënash automatiku.
 
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa dyshohet se ka pasur përplasje të armatosur për larje pazaresh.
 
Nga informacionet e para, policia ka ndaluar dy persona me shtetësi turke që dyshohet se kanë lidhje ose dijeni për ngjarjen, ndërsa viktimat dyshohet se janë shtetas kurdë.