Botë

Hagë, Hajredin Kuçi është deklaruar i pafajshëm

09.12.2024 14:35

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat nga Dhomat e Specializuara në Hagë...

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat nga Dhomat e Specializuara në Hagë për pengim në administrim të drejtësisë. 
 
Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Specializuar, Kuçi e quajti si prekje të dinjitetit të tij njerëzor, profesional dhe reputacionit të tij. Ai theksoi se nuk është takuar me dëshmitarë sa ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit. Paraprakisht, aktakuzën ndaj tij e lexoi sekretarja e gjykatës sipas së cilës, ekziston dyshimi i bazuar mirë që Hajredin Kuçi mban përgjegjësi penale për kryerjen e veprës penale të mosbindjes së gjykatës sipas kodit penal të Kosovës. 
 
“Më lejoni të jem i qartë, unë nuk kam bërë asnjë vepër penale, jam i pafajshëm dhe kam besim të plotë se do të lirohem nga akuzat. Në aktakuzë jam me presidentin Hashim Thaçi, më lejoni të them se Hashimin e kam mik, njihemi vite të gjata, dhe kemi punuar gjatë. Gjatë tërë punës së bashku kemi punuar dhe udhëhequr mbi parimin e drejtësisë, respektimit të saj dhe kemi besuar në drejtësi. Edhe në kohën sa isha në ekipin mbrojtës, edhe atëherë kur kam pas mundësi që përmes ligjit dhe protokollit të kësaj gjykate të takohem me dëshmitarët, këtë të drejtë nuk e kam shfrytëzuar asnjëherë, çka mund të vërtetohet. Nuk kam dashur që të fitohet perceptim për ndonjë keqkuptim eventual.”, tha Hajredin Kuçi, ish-ministër i Drejtësisë i Kosovës.