Ekonomi
Ekonomi, rritje e PBV-së prej 3% në tremujorin e tretë
09.12.2024 14:55
Në kuartalin e 3- të të vitit ekonomia vendase lider sa i përket rritjes së bruto prodhimit vendor...

Në kuartalin e 3- të të vitit ekonomia vendase lider sa i përket rritjes së bruto prodhimit vendor. Rritjen prej 3 përqind të BPV-së në këtë periudhë e kanë stimuluar Tregtia me shumicë dhe pakicë, transporti, ambiente akomoduese dhe shërbime ushqimore, veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike, veprimtari administrative dhe shërbime ndihmëse. Me 3.9 përqind është rritur indikatori më i rëndësishëm, Konsumi final i familjeve, përfshirë institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë familjeve, ku pesha e tij në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto është 67,7%.
“Si Qeveri, presim rritje të PBV-së edhe në tremujorin e katërt, me çka në nivel vjetor do të arrinim rritje prej 3 përqind, që është shumë më tepër se parashikimi prej 1.8 përqind nga Banka Botërore. Si Qeveri, ndërmarrim masa dhe jemi të fokusuar në realizimin e investimeve kapitale, si dhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, me qëllim që të lëvizim ekonominë dhe të nxisim zhvillimin ekonomik.”, thuhet në deklaratën e qeverisë së RMV-së.
Në të njëjtën periudhë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve u rrit nominalisht me 2,0%. Kjo rritje prej 3 përqind të BPV-së për ekonominë maqedonase është më e larta në krahasim me vendet e rajonit dhe të Evropës.
“Krahas rritjes më të madhe historikisht të investimeve të huaja, që presim të kalojnë një miliardë euro deri në fund të vitit, këtu kemi arritur që pas konsolidimit të ekonomisë maqedonase, treguesit e parë të jenë ndër më të mirët në Evropë, sigurisht më të mirët në rajon.”, ka thënë kryeministri Mickoski.
GAZMEND REXHEPI
