Maqedoni

Ahmeti mbledh partnerët e koalicionit, Sela: Ligji nuk është aspak antikushtetues

09.12.2024 15:15

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti paraprakisht ka mbledhur partnerët e koalicionit për t’u konsultuar për veprimet e mëtejme politike...

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti paraprakisht ka mbledhur partnerët e koalicionit për t’u konsultuar për veprimet e mëtejme politike. Në takim kishte munguar vetëm kreu i PDSH-së, Mendu Thaçi, ndërsa kreu i ASH-së, Ziadin Sela, pas takimit, deklaroi se Qeveria nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese përpiqet të realizojë programin e VMRO-DPMNE-së. 
 
“Ishim për tu konsultuar në lidhje me situatën e krijuar politike. Fronti ka paralajmëruar në vazhdimësi që as mos të guxojë që Qeveria të prek ato të arritura të cilat janë bërë deri më tani. Ka vend për tu debatuar për statusin juridiko-kushtetues të cilin e gëzojnë bashkësitë etnike në RMV, por kjo nuk do të thotë se duhet të shfuqizohen të gjitha arritjet që janë bërë deri më tani dhe kulmi i gjithçkaje është kur mundohet Gjykata, ose më mirë të them Qeveria nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese të realizojë programin e VMRO-DPMNE-së. Mirë do të ishte të mos mundohet dhe të mbajë rejting duke shkelur mbi shqiptarët dhe komunitet e tjera në RMV dhe e tillë është tendenca që nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Dua të them se Ligji nuk është aspak antikushtetues.”, tha kryetarë i ASH-së, Ziadin Sela.