Botë

Lirohet Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes

01.05.2015 19:51

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sekretari organizativ i saj, Dardan Molliqaj, është liruar nga arresti...

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë sqaruar se arrestimi i sotëm i Molliqajt është bërë në bazë të një urdhërarresti të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
 
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Molliqaj është arrestuar në aeroportin e Prishtinës derisa bëhej gati të nisej për një udhëtim në Zvicër. 
 
Lëvizja Vetëvendosja ka thënë se Qeveria e Kosovës, me metoda, sipas saj, represive, nuk do të arrijë të shtypë pakënaqësinë e madhe të qytetarëve./evropaelire