Maqedoni
“Supermeni” i Tik Tok-ut, loja që lëndon fëmijët deri në fraktura
09.12.2024 15:39
Një dukuri shumë negative që ka filluar të aplikohet në mesin e të rinjve e posaçërisht nëpër shkollat fillore dhe të mesme...

Një dukuri shumë negative që ka filluar të aplikohet në mesin e të rinjve e posaçërisht nëpër shkollat fillore dhe të mesme, është loja e rrezikshme “Supermen”, që është nxjerrë nga Tik-Toku, lojë kjo e cila deri më tani siç raportohet nga institucionet relevante të vendit dhjetëra fëmijë ka dërguar në spitale, për të kërkuar ndihmën mjekësore, e disa prej tyre edhe në gjendje të rrënd, e disa prej tyre edhe me fraktura të shkaktuara. Fëmija më i vogël që ka shkaktuar lëndime nga kjo lojë është 8 vjeç, por ka shumë edhe tinejxher nga shkollat e mesme. Drejtoresha e shkollës fillore Adem Jashari në Komunën e Çairit, Fitore Qerezi për RTMV ka pohuar se në shkollën e saj ka pasur dy nxënës të lënduar, dhe kjo ka ndezur alarmin, dhe po merren hapa konkrete, në tejkalimin e kësaj situate, ku duhet bashkëpunim i ngushtë mes Drejtorëve të shkollave, stafit të arsimtarëve, por edhe këshillat e prindërve. E njëjta përpos takimeve të rregullta dhe arsimtarët, e njëjta që nga nesër ka ftuar në një mbledhje edhe me këshillat e prindërve.
“Është e vërtet se këtyre ditëve po ballafaqohemi me një dukuri, e një loje të ashtuquajtur “Supermen”, e që fatkeqësisht po emitohet tek nxënësit tanë, e për fat të keq fëmijët tanë pa menduar shumë se është një lojë e rrezikshme, por duke ju dukur vetëm si një lojë argëtuese po e praktikojnë, duke rezultuar me thyerje të gjymtyrëve, e deri tek intervenimet spitalore e kirurgjike. Ndërsa si masë po është shfaqur kjo si dukuri kemi alarmuar prindërit, dhe kemi mbajt mbledhje urgjente. Kjo është tronditëse sepse kemi dy nxënëse që kanë përfunduar me thyerje të gjymtyrëve, ku është nevojitë edhe intervenim spitalor.”, tha drejtoresha e shkollës fillore “Adem Jashari”, Fitore Qerezi.
Qerezi poashtu shtoi se, si një nga masat me stafin pedagogjik është dakorduar që të realizohen ligjerata edukative, ndërsa arsimtarët e Edukatës Fizike të organizojnë më shumë lojra tradicionale sportive, dhe lojëra argëtuese, me qëllim që të largohet vëmendja e fëmijëve nga qëndrimi në telefon, dhe nga dukurit e tilla. Qerezi poashtu theksoi se shkolla të cilën ajo e drejton është vlerësuar lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme, si një nga shkollat që farë, apo shumë pak janë vërejtur dukuri negative, apo përdorim i dhunës apo dukurive të tjera.
Nga Klinika Shën Naumi i Ohrit në Shkup, patën raportuar se numri i fëmijëve të lënduar nga kjo lojë vazhdimisht po rritet.
“Që nga data 2 dhjetor deri më 6 dhjetor në Klinikën tonë ndihmë mjekësore kanë kërkuar plotë 17 fëmijë, edhe atë nga mosha e tyre është nga 8 deri më 17 vjeç, ndërsa lëndimet më të shpeshta i kanë me thyerje të ekstremiteteve të epërme të trupit, apo 7 raste kemi me thyerje në afërsi të duarve dhe krahëve.”, tha drejtori i klinikës “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, dr. Nebojsha Nastov.
Prindërit përmes rrjeteve Sociale me apel që të kufizohet koha e fëmijëve që kalojnë para telefonave celular, dhe në rrjetet sociale, por edhe të kthehen në përdorim lojërat që do ti shtyjnë fëmijët të dalin jashtë ambienteve të mbyllura dhe të jetojnë në një botë virtuale. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë pohuar se fëmijët telefonat celularë duhet t’i praktikojnë për gara në mes tyre për çështjen e dijes, dhe jo për lojëra të rrezikshme, nga ana tjetër Partia Liberal Demokratike kërkon që përdorimi i Tik-Tok në RMV të ndërpritet.
FITIM KRYEZIU
