Botë

Rrëzimi i Asadit nga pushteti, mijëra sirianë kthehen në shtëpitë e tyre

09.12.2024 15:51

Bashkësitë siriane në botë po festojnë rënien e regjimit të Bashar Al Asadit...

Bashkësitë siriane në botë po festojnë rënien e regjimit të Bashar Al Asadit. Mijëra sirianë vendosën të kthehen në atdhe. Gjatë natës në Damask janë regjistruar të shtëna me armë zjarri edhe pse  Aleanca rebele e opozitës, kërkoi që luftëtarët të ktheheshin në bazat ushtarake. 
 
“Shpresoj që kushdo që mban armë të shkojë në bazën e tij dhe të angazhohet në divizionin, batalionin apo brigadën e tij. Ne nuk do të pranojmë ose lejojmë fare armë apo të shtëna në rrugë.”, tha Ahmed al-Shara, udhëheqës i Hajat Tahrir Sham.
 
Këshilli i sigurimit i OKB –së thërriti seancë të jashtëzakonshme për situatën në Siri me dyer të mbyllura përderisa fuqitë rajonale dhe botërore bëjnë thirrje për stabilitet. SHBA ja do të mbështesë fqinjët e Sirisë nëse lindin kërcënime gjatë tranzicionit të pushtetit, thotë kreu i Shtëpisë së Bardhë.
 
“Rënia e regjimit është një akt themelor drejtësie, është një mundësi historike për popullin e durueshëm të Sirisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin e tyre krenar. Është gjithashtu një moment rreziku dhe pasigurie.”, presidenti i ShBA-ve, Xho Bajden.
 
Rusia: Asadi është në Moskë 
 
Mediat ruse raportuan se Asad dhe familja e tij kishin mbërritur në Moskë dhe kishin marrë azil për arsye humanitare. Nga Kremlini thonë se vendimin e ka miratuar vetë Putin dhe në të ardhmen do të kyçen në bisedime me udhëheqësinë e re për statusin e bazave ushtarake ruse në Siri. 
 
“Kuptohet nevojitet kohë dhe më pas do të duhet të zhvillohet bisedë serioze me ata që do të jenë në pushtet.”, tha Dimitrij Peskov, zëdhënës i Kremlinit.
 
Teherani paraqiti shqetësim për luftë të mundshme qytetare, rrënim të Sirisë dhe shndërrimin e vendit në strehë për terroristët.  
 
“Besoj se nuk do të jetë detyrë e lehtë për grupet militante siriane të arrinë marëveshje për atë se si të sundojnë me Sirinë.”, tha Abas Argasi, ministër i punëve të jashtme të Iranit.
 
Izaraelitët e përshëndetën rënien  e Asadit dhe njëherësh shprehën shqetësim për atë çka pason. Ata thonë se përkohësisht e kanë ata pushtuan zonën tampon të Lartësisë Golan dhe kanë shkatërruar lokacione të dyshimta për armë kimike dhe raketa me rrezatim të gjatë. 
 
“Interesi i vetëm që kemi është siguria e Izraelit dhe qytetarëve të tij, për këtë shkak kemi sulmuar sisteme për armatim strategjik me qëllim që ato të mos bien në duart e ekstremistëve.”, tha Gideon Saar, ministër i punëve të jashtme të Izraelit.
 
Tel Aviv ka kryer qindra  sulme ajrore mbi Siri viteve të fundit duke i sulmuar lokacionet ushtarake të lidhura me Iranin dhe Hezbollahun. Në ndërkohë mediat e Katarit shpallën se  Izraeli dhe Hamasi avancojnë në marrëveshjen për ndërprerje të luftës dhe për momentin bisedojnë për listat e njerëzve të cilët do të liroheshin. 
 
FLUTURA LATIFI