Maqedoni

Transporti i nxënësve, LSDM: Kryetari i Komunës së Prilepit shkel ligjin

09.12.2024 16:06

LSDM akuzon se kryetari i Komunës së Prilepit dhe 5 drejtorë të shkollave të mesme kanë shkelur ligjin me prokurim të jashtëligjshëm publik....

LSDM akuzon se kryetari i Komunës së Prilepit dhe 5 drejtorë të shkollave të mesme kanë shkelur ligjin me prokurim të jashtëligjshëm publik. Gjegjësisht, social-demokratët pretendojnë se dy javë para se të skadojë marrëveshja për transport të nxënësve, drejtorët e pesë shkollave të mesme dhe kryetari i komunës së Prilepit kanë nënshkruar marrëveshje të re me vlerë më të lartë. 
 
“Pas të parës, u nënshkrua një aneks i ri, i dytë i Marrëveshjes. Mirëpo, përpos që e zgjatën vlefshmërinë e saj edhe për 50 ditë, kësaj radhe drejtorët bënë edhe ndryshim në vlerën e Marrëveshjes, ose më mirë e rritën çmimin e shërbimit, gjë që bie ndesh me Ligjin për Prokurim Publik. Gjatë gjithë asaj kohe, transportuesit kryenin transportin e studentëve pa kontrata të vlefshme, dhe për shërbimin ata dërgonin fatura që drejtorët i paguanin pa një prokurim publik të kryer më parë.”, tha Petra Llukarovska nga LSDM.
 
Social Demokratët kërkojnë që Prokuroria të reagojë dhe të hap një lëndë, nëse Prokuroria nuk hap lëndë pas informimit, atëherë LSDM do të paraqesë kallëzim penal kundër pesë drejtorëve dhe kryetarit të Komunës së Prilepit në Prokurorinë Themelore Publike në Prilep.
 
ERSAN PAJAZITI