Maqedoni

DASH: Grubi dhe Enver Bexheti në listë të zezë amerikane

09.12.2024 21:21

Departamenti i Shtetit Amerikan e futi në Listën e Zezë, ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi...

Departamenti i Shtetit Amerikan e futi në Listën e Zezë, ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe gjykatësin Enver Bexheti, me aludime për përfshirje të tyre në korrupsion gjatë proceseve gjyqësore. 
 
"Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit padit publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar procesin gjyqësor në lidhje me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Drejtorisë Maqedonase të Sigurisë dhe Kundërzbulimit.", thuhet me raportin e DASH.   
 
Ndërkohë Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, pas shpalljes në Listën e Zezë të emrit të Artan Grubit dhe gjykatësit Enver Bexheti u shpreh se askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin. 
 
“Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund – dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin.”, shkruan në profilin e saj në X, ambasadorja Ageler. 
 
Përndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit në nivel global ka futur sot 14 persona për përfshirje në korrupsion të madh.