Maqedoni

Protesta për ajër të pastër, kërkohen masa për ndotjen e ajrit

10.12.2024 09:03

Pasdite eko aktivistët organizojnë protestë në Shkup për shkak të ajrit të ndotur....

Iniciativa e përbashkët Qyteti human i gjelbër sot në Shkup organizon marsh protestues "Për ajër të pastër". Protesta fillon në orën 16 para Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, vazhdon përmes Kuvendit dhe përfundon para ndërtesës së Qeverisë.
 
"Gjithçka që na duhet është të bashkohemi dhe të tregojmë forcë të përbashkët për ajër të pastër. Shkupi duhet të marrë frymë, Maqedonia duhet të marrë frymë", apelon organizatori i protestës.