Maqedoni
Parashikimi i motit
10.12.2024 09:10
Këtë të martë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura...

Këtë të martë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina. Kryesisht në pjesët jugore të vendit do të ketë reshje të herëpashershme shiu, sidomos në mëngjes dhe në fund të ditës.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 7 deri në 13°C.
Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i qetë, në mëngjes me mjegull dhe vranësira të ulëta. Temperatura minimale do të ulet në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11°C.
