Maqedoni

Aksion policer, arrestohen 29 veta, mes tyre ish-drejtorë për shpërdorim parash

10.12.2024 10:23

29 persona fizikë dhe 4 persona juridikë nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërçova dhe Shkupi...

29 persona fizikë dhe 4 persona juridikë nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërçova dhe Shkupi janë përfshirë në aksionin policor  të MPB-së. Këta persona dyshohen për organizim të një shoqate kriminale për shpërdorim të thirrjes publike për prokurimin e aditivëve, që ka shkaktuar një dëm prej 6.5 milionë euro.
 
Vasko Kovaçevski, ish-drejtor i Elektranave të Maqedonisë (ESM) dhe ish-anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë, është një nga emrat e njohur të përfshirë në aksionin e sotëm të MPB-së për zbardhjen e disa akteve që kanë të bëjnë me krimin epik në termocentralet TEC Manastir, TEC Oslomej dhe TEC Negotina. 
 
Përveç Kovaçevskit, i cili dyshohet për veprën e keqpërdorimit në shërbim, në listën e të dyshuarve është edhe Vasko Stefanov, i cili pasoi Kovaçevskin në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ESM. Drejtori komercial i ESM, Ardian Muça, nga ana tjetër, dyshohet për veprën penale shpërdorim i pozitës zyrtare. Si organizator i bashkimit kriminal dyshohet se Danço Stojanovski nga Velesi, i cili ishte drejtor komercial i ESM-së para Muçës. Në kërkim të provave janë hapur dy kasaforta të Danço Stojanovskit. 
 
Si organizatore në cilësinë e bartësit të kontratës për aditivët dyshohet edhe Maja Jordanova nga Velesi. Emri i kësaj gruaje nga Velesi, punonjëse e SHA “Posta e Maqedonisë”, pronare e një kompanie private pa asnjë punonjës, u përmend për herë të parë në media në lidhje me një marrëveshje miliona dollarëshe për aditivët nga Italia për shtetin. ESM, të cilën e ka marrë si ofertues i vetëm. 
 
Në aksion është përfshirë edhe Nebojsha Stojanoviq nga Negotino,  si organizator. Ai është ish-drejtor i TEC Negotinë. Dhe emri i tij qarkullonte në media, për shkak të një marrëveshjeje më të madhe që kompania e bashkëshortes së tij Milicës kishte lidhur me REK Manastir, ku si nënshkrues në anën tjetër figuron i dyshuari Pece Matevski nga Manastiri.