Maqedoni
Grubi në listën e zezë amerikane, Mexhiti: Vendimi për Grubin i drejtë
10.12.2024 11:29
Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti ka përshëndetur vendimin e stejt departamentit amerikan...

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti ka përshëndetur vendimin e stejt departamentit amerikan të shtetit për të vendosur paraardhësin e tij Artan grubi në listën e zezë amerikane, si pjesë e luftës kundër korrupsionit. Mexhiti tha se kreu i BDI-së është paralajmëruar për Grubin, por nuk janë ndërmarrë veprime konkrete. Zëvendës kryeministri i parë tha se Grubi ka punuar për lirimin e Sasho Mijallkovit si dhe kthimin e Nikolla Gruevskit në vend.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje edhe një herë dëshmuan se janë partnerë I jonë I parë dhe më I rëndësishëm strategjik, I cili di në mënyrë direkte dhe të qartë të na tregojë se cilat janë problemet nga të cilat vuajnë qytetarët tanë dhe shteti jonë. Po të kish pasur BDI-ja fuqi të ballafaqohej me korrupsionin në rradhët e veta Artan Grubi asnjëherë nuk do të bëhej zëvendës kryeministër në qeveri. Po të kish pasur BDI-ja fuqi të ballafaqohej me korrupsionin në rradhët e veta, Ali Ahmeti do të dëgjonte kur I kërkonim të largonte dhe të përjashtonte Artan Grubin. Po të kishte pasur fuqi Ali ahmeti që të ndalte hovin e Artan Grubit, t’ia këpuste rrugën korrupsionit, t’ia ndalte Artanit rrugën e bashkëpunimit me Sasho Mijallkovin dhe Nikolla Gruveskin ndoshta BDI as nuk do të shkonte në opozitë.”, tha zëvendë skryeministri i parë Izet Mexhiti.
