Maqedoni
Aksioni policorë, Mickovski: Kemi dëshmi për të dyshuarit
10.12.2024 14:34
Kryeministri Hristijan Mickovski ka reaguar lidhur me aksionin dhe arrestimet e fundit në disa qytete...

Kryeministri Hristijan Mickovski ka reaguar lidhur me aksionin dhe arrestimet e fundit në disa qytete ku objekt bastisjeje është dokumentacioni lidhur me prokurimin publik dhe furnizimin me aditiv për TEC Manastir dhe Osllome dhe filialeve të tjera. Kryeministri Mickoski, theksoi se janë kapur 23 persona, duke shtuar se edhe Ish-drejtorin e EMV-së Vasko Kovaçevski që nuk ndodhet në RMV, do ta kthejnë në shtet dhe të përballet me drejtësinë. Mickovski thekson se të dyshuarit kanë dëmtuar buxhetin për 6.5 milion euro dhe se për këtë posedojnë dëshmi.
“Bëhet fjalë për grup mirë të organizuar të përfaqësuesve të lartë të kompanisë dhe persona që udhëheqin me subjekte të tjera juridike të cilët janë bashkuar dhe për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë bërë krim prej përafërsisht 6.5 milion euro. Janë gjetur shumë dëshmi por atë do t'ia lëmë prokurorisë, më tej gjykatës. Duhet të besojmë në prezumimin e pafajësisë, por ajo që është gjetur është me të vërtet brengosëse. Për të gjithë kemi siguruar dëshmi.”, tha kryeministri Hristijan Mickovski.
Ndërkohë, zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti, nuk dha detaje mbi rastin, por theksoi se secili që ka shkelur ligjin do të përgjigjet.
“Fjalën kryesore e ka drejtësia. Gjithkush që ka shkelur ligjin do të përgjigjet.”, zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti.
Aksioni zhvillohet nga MPB-ja dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të organizuar dhe korrupsionit.
FLORIJE BELULI KAMBERI
