Maqedoni
Siljanovska Davkova: Vendimet e kushtetueses janë përfundimtare
10.12.2024 14:53
Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, ka kërkuar nga liderët e partive politike...

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, ka kërkuar nga liderët e partive politike që të përmbahen nga komentet në prag të mbledhjes për ligjin e Gjuhëve. Duke komnetuar dekaratën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti se nuk do të heshtin përballë përpjekjeve për të zhvlerësuar dhe demontuar Marrëveshjen e Ohrit, Siljanovska tha se ajo ishte subjektive dhe partiake.
“Vendimet e Gjykatës kushtetuese janë përfundimtare dhe të ekzekutueshme dhe liderët e partive dhe politikanët duhet të përmbahen nga komentet, më e pakta që mund të bëjnë është ta lënë Gjykatën kushtetuese të punojë në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren.”, tha presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova.
Spiropali: Të drejtat e shqiptarëve në RMV të pakthyeshme
Ndërkohë kreu i integristëve Ali Ahmeti është pritur nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Kjo e fundit thotë se gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të pakthyeshme.
“Diskutuam për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë e duhet të jenë të pakthyeshme; angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare dhe të shqiptarëve në vendin mik dhe fqinj, për të ndërtuar një shoqëri dhe një vend tërësisht demokratik, me kohezion social dhe barazi për të gjithë qytetarët; angazhimin e faktorit shqiptar në përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian”, ka shkruar Spiropali në facebook.
Nga tendat e vendosura para gjykatës kushtetuese nga Fronti Evropian kërkuan që më 11 dhjetor Gjykata Kushtetuese nëse është Gjykatë që ndan drejtësi, nëse është gjykatë që mendon për demokraci të shtetit, për paqe e stabilitet dhe nuk është gjykatë që i hedh zjarrit benzinë, të hedh poshtë 13 iniciativat lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Por nga Kualicioni VLEN kanë thënë se BDI po manipulon me opinion dhe prezantohet të mënyrë të rrejshme si mbrojtëse e gjuhës shqipe. Nga VLEN thonë se shqiptarët duhet të jenë të qetë sepse gjuha shqipe është e mbrojtur.
VLORA LATIFI TOPOJANI
