Ekonomi

Qeveria dhe kompania „DM Bau AG“ nënshkruajnë marrëveshje, së paku shtatë milion eurove investim

10.12.2024 15:08

Qeveria dhe kompania zvicerane “DM Bau AG” nënshkruan marrëveshje për ndihmë shtetërore...

Qeveria dhe kompania zvicerane “DM Bau AG” nënshkruan marrëveshje për ndihmë shtetërore, njoftoi në konferencë për media kryeministri Hristijan Mickoski. Informoi se bëhet fjalë për investim prej së paku 7 milionë eurosh, i cili do të jetë në Zonën Industriale në Kumanovë dhe do të hapë 200 vende të reja pune.
 
“Sipas marrëveshjes, investimi do të kalojë këtë shumë minimale, e cila sipas planit investues përfshin blerjen e truallit, makinerive dhe pajisjeve për prodhimin e objekteve modulare, për qëllime të ndryshme. “DM Bau AG” është kompani zvicerane me përvojë qindra vjeçare, dhe është ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë në këtë segment. Planet për ndërkombëtarizim dhe rritje të kapaciteteve vendosi t'i zbatojë përmes Maqedonisë, në zonë industriale afër Kumanovës, që do të ndërtojë një kompleks të madh të përbërë nga disa objekte për prodhim, montim dhe magazinim, me një sipërfaqe totale prej rreth 35,000 metra katrorë nën çati.”, tha kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickovski.
 
Përfaqësuesja e ekipit menaxhues të “DM Bau AG” theksoi se kanë analizuar me shumë kujdes vendet dhe mundësitë për zgjerimin e tyre.
 
“Kemi hulumtuar me kujdes disa vende dhe mundësi të ndryshme se ku mund ta zgjerojmë kompaninë dhe më në fund jemi vërtet të lumtur që Maqedonia e Veriut u shfaq si vendi që zgjodhëm dhe deri më tani gjithçka ka shkuar mire. Presim me padurim që të mund të krijojmë vende të reja pune, mundësi të reja këtu, në këtë rajon, si dhe të shtojmë vlerën kur bëhet fjalë për arsimimin dhe trajnimin për strukturat e parafabrikuara.”, tha Aurelija Flik nga “DM Bau AG”.
 
Mickovski tha se hap pas hapi qeveria do të arrij rezultatet më të larta historikisht, në tërheqjen e investimeve prej një miliard eurosh këtë vit duke paralajmëruar se gjatë javës do të informojnë për investime të reja. 
 
LEONORA KALIQI