Maqedoni
Aksion policor, dyshime për keqpërdorim gjatë blerjes së aditivëve
10.12.2024 15:55
Që në orët e para të mëngjesit Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar një aksion të madh policorë ku janë kërkuar të arrestohen 29 persona...

Që në orët e para të mëngjesit Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar një aksion të madh policorë ku janë kërkuar të arrestohen 29 persona, me çrrastë janë bastisur më shumë lokacione. Ky aksion i MPB ka qenë i koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Në aksion janë të dyshuar gjithsej 29 persona fizikë dhe 4 persona juridikë nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërçova dhe Shkupi. Në mesin e të dyshuarve janë edhe ish-drejtor i EMV-së dhe ish-anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë Vasko Kovaçevski, ish Drejtori I Ndërmarrjes EMV, Vasko Stefanov, ish Drejtori i KME Manastir Pece Matevski, Ish Drejtorët Komercial të EMV-së Adrian Muça, dhe Danço Stojanovski, ish-drejtori i KME Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, Maja Jordanova nga Velesi, kapaciteti i saj si mbajtës i kontratës për aditivët etj.
Ndaj të njëjtëve rëndon vepra për dyshime të keqpërdorimeve gjatë prokurimit publik të aditivëve, ku është shkaktuar dëm prej 6.5 milionë euro. Disa nga të dyshuarit akuzohen edhe për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Sipas informacioneve nga MPB gjatë kontrolleve të kryera nga grupet hetimore në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur shuma të mëdha parash. U raportua se ish-drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski dhe Vasko Stefanov, nuk janë në mesin e të arrestuarve, pasi ndodhen jashtë vendit. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria vetëm kanë konfirmuar aksionin pa dhënë më shumë detaje.
FITIM KRYEZIU
