Siri negociata për transferim të Qeverisë

10.12.2024 15:59

Kryeministri në detyrë...

Kryeministri në detyrë, në takimin e parë me udhëheqësit e forcave rebele ra dakord t'ua dorëzonte pushtetin pasi presidenti Bashar Al Asad  dhe familja e tij, lëshuan vendin dhe u strehuan në Rusi, pas marrjes së Damaskut nga forcat rrebele.  Udhëheqja e re thotë se nuk do të braktisë plotësisht praktikat e qeverisë së mëparshme.

“Do të shihni që përvoja nuk është zero. Në fusha të caktuara, ata kanë pasur nivele të ndryshme të larta suksesi. Megjithatë, ne nuk do t'i hedhim poshtë praktikat e vjetra, është thelbësore të përfitojmë nga ekzistenca e tyre.” – tha  udhëheqësi i “Hajat”, Tahrir Al-Sham.

Gjermania dhe Franca janë të përgaditura të bashkëpunojnë me autoritetet në Siri. Për SHBA-të kjo është një mundësi historike e cila sjell edhe rreziqe.  Ata përkrahën edhe  paralajmërimet për formimin e Qeverisë inkluzive.

“Ky moment paraqet një mundësi historike, por mbart edhe rreziqe të mëdha. ISIS do të përpiqet të përdorë këtë periudhë për të rivendosur strehë të sigurta. Ne jemi të vendosur të mos e lejojmë të ndodhë. Deklaratat e liderëve rebelë për këto qëllime janë të mirëseardhura. Por masa e vërtetë e angazhimit të tyre nuk është vetëm ajo që thonë, por ajo që bëjnë.” – deklaroi Sekretari Shtetëror i SHBA-ve, Entoni Blinken.

Nevojiten marrëveshje kredibile dhe transnacionale për angazhime inkluzive në të kundërtën ekziston rreziku për konflikt të ri,  rikujton deputeti special i KB –së në Siri, Pedersen.

“Duhet të fokusohemi në nevojën për aranzhime  kalimtare në Damask. Është tejet me rëndësi që të jenë inkluzive,  të sigurojë përfaqësim të spektrit më të gjërë të shoqërisë siriane në të kundërten rrezikojmë të kemi konflikt të ri në Siri.” – tha Deputeti Special i KB-ve në Siri, Geir Pedersen.  

Izraeli vijon sulmet mbi institucionet ushtarake

Sipas mediave, aramata e Izraelit ka avanasur 25 km në jugperendim të Damaskut gajtë sulmit të saja në Siri. Tel Avivi mohon, sulmi i Izraelit është thyerje e konventës së KB – së vlersoi Teherani.

Për ndalimin e agresionit të Izraelit bëri thirrje edhe përfaqësuesi i Sirisë në OKB. Në ndërkohë kërkimet në burgun Sednaja kanë përfunduar, ndërsa sirianët kërkojnë përgjigje për familjarët e zhdukur.

“Këtu jan vrarë ose kanë humbur, Zoti e di nëse do të kthehen.  Pothuajse nuk ekziston grua që nuk e ka humbur vëllaun, burrin, nuk ka grua në Siri që nuk ka humbur dikë.” – tha një banore e Sirisë.

Mijëra sirianë edhe më tej presin në kufijtë me Libanin dhe Turqinë të ktehen në vend. Rritet edhe numri i vendve evropiane të cilat e supspendojnë dhënien e azilit për refugjatët sirianë. (Flutura Latifi, TVM2)