Liga e Kampionëve, kryendeshja Bayer Leverkusen - Inter
Skuadrat evropiane sot do të luajnë ndeshjet e para të raundit të gjashtë në Ligën e Kampionëve me format të ri. Renditja e skuadrave më të mira në kontinentin e vjetër tani më nis të mer pamjen e saj të duhur me atë që ka skuadra të mëdha që ende se shohin vetën në mesin e tetë më të mirave...

Nga raundi në raund renditja e Ligës së Kampionëve me formatin e ri, po mer një pamje më të qartë. Në orarin e ngjeshur të këtyre garave, të gjitha skuadrat po synojnë kryesimin e renditjes.
“Tetë të privilegjuarit” me performancën më të mirë do të kenë kalim direkt në 1/8 dhe dy ndeshje më pak, që do të thotë se tani është koha që të gjithë të bëjnë më të mirën.
Derbi i ditës është, në fund të fundit, një ripërsëritje e Superkupës, por skuadrat këtë herë janë në një gjendje shumë më ndryshe. Për kampionin në fuqi, Real Madridin, ndeshja e xhiros së gjashtë është me rëndësi të madhe. Madrilenët të martën nga or 21:00 luajnë në Bergamo ndaj Atalantas.
Skuadra italiane, Atalanta, është fituese në fuqi e Ligës së Evropës. Në Champions mban vendin e pestë me 11 pikë. Është vetëm njëra prej tri skuadrave që nuk kanë pësuar humbje në pesë xhirot e para.
Në Gjermani do të përballen dy kampionët e kampionateve të tyre kombëtare. Bayer Leverkusen do ti bëjë konak Interit në një takim mes dy pretendentëve për tetë më të mirët, që duhet të jetë një ndeshje interesante. Përballë do kemi një sulm ambicioz kundër mbrojtjes së fortë, e cila mund të variojë në spektrin e emocioneve. Dallimi në pikë mes këtyre dy skuadrave është vetëm 3 pikë me Interin në pozitën e dytë dhe Leverkusen në pozitën e gjashtë.
Së fundi, Bayern dhe PSG kanë ndeshje të lehta jashtë. “Bavarezët” në Gelsenkirschen, do të përballen me ukrainasit e Shakhtjor Donjeck. Bayerni momentalisht është vetëm i 13-ti me nëntë pikë.
Skuadra parisiene po në transfertë luan me Salcburg. (Safet Ademi, TVM2)
