“Hendboll – Euro 2024”, Norvegjia me rekord të ri
Kampionati evropian në hendboll për femra po I ofrohet fundit. Tani më para ndeshjeve të fundit në grupe, kemi mësuar se Hungaria dhe Franca si dhe Norvegjia do të luajnë në ½ finale, ndërsa Danimarka dhe Holanda në përballje direktë do vendosin se cila do jetë në mesin e katër më të mirave...

Përfaqësuesja e Norvegjisë në hendboll për femra në ndeshjen e raundit të tretë të fazës së dytë të evropianit me rezultatin 32-27 e mundën Gjermaninë. Me këtë fitore norvegjezet si të parat e grupit 2 në Vienë, kanë siguruar kualifikimin në ½ finale.
Për hendbollistet skandinade do jetë kjo ½ finalja e 14-të, që shënon një rekord pozitiv. Norvegjezet kanë nëntë medalje të arta, tri të argjendta dhe një të bronztë.
Cila kombëtare do jetë e dyta në grupin e dytë, do mësojmë pas raundit të fundit në të cilën përballen Holanda dhe Danimarka, pasi që holandezet me 37-29 e mundën Zvicrën, ndërsa danezet me 33-26 ishin më të mira se sllovenet.
Kjo ndeshje do luhet nesër në mbrëmje. Në grupin e parë para ndeshjeve të fundit çdo gjë është e qartë. Në ½ finale do të luajnë Hungaria dhe Franca, të cilat në përballjen mes vete do luajnë për pozitën e parë në grup dhe për shmang’je të përballjes me Norvegjinë. (Safet Ademi, TVM2)
