Botë
Rëndohet bilanci i viktimave nga shpërthimi në Firence, gjenden edhe dy trupa të pajetë
10.12.2024 16:41
Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga shpërthimi në një rafineri nafte të hënën në Firenze të Italisë...

Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga shpërthimi në një rafineri nafte të hënën në Firenze të Italisë. Ekipet e kërkim shpëtimit kanë gjetur edhe dy trupa të tjerë në orët e para të mëngjesit.
Nga shpërthimi mbetën të plagosur 26 persona, nëntë prej të cilëve u dërguan në spital. Prokuroria e Pratos ka nisur një hetim për të kuptuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin e fortë./abcnews
