DASH shpall Altin Dumanin kampion të antikorrupsionit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur Altin Dumanin..

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur Altin Dumanin kampion të antikorrupsionit. Kreu i SPAK-ut në Shqipëri një vlerësim të tillë e mori në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.
Blinken tha se numri një i listës ishte pikërisht drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, pasi “ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit” dhe se “ka goditur politikanë të lartë dhe grupe kriminale”.
“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re. Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri.” – tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Ndryhse SPAK i ka vën prangat ish presidentit Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, ashtu si edhe dhëndrrin e ish kryemisnitrit Sali Berisha. Ndërsa nën hetim ndodhet edhe vet Berisha, lider aktual i opozitës.
