WTA, Sabalenka teniste e vitit

10.12.2024 17:06

Tenistja më e mirë në botë, bjellorusja Arina Sabalenka është fituese e çmimit të WTA-së, për tenisten më të mirë të vitit, bëri të ditur Federata e tenistit për femra...

Reketi numër një në botë në kokurenc të femrave bjellorusja Arina Sabalenka, ka marë çmimin tensitja më e mirë në botë për vitin 2024.

Sabalenka këtë vit ka luajtur në shtatë finale dhe ka fituar 4 tituj- mbrojti titullin e kampiones në Australian Open, triumfoi në US Open si dhe triumfoi në Sinsinati dhe Vuhan, ashtu  që për herë të parë u zgjodh tenistja më e mirë e vitit.

Në dy vitet e fundit çmimin  e tenistes më të mirë të vitit e ka marë polakja Iga Shvjontek, të cilën Sabalenka  pas 11 muajsh e largoi nga pozita e parë e renditjes së WTA-së.

Siç shkruan në portalin e WTA-së,  si dyshja më e mirë u shpall dyshja italiane që triumfoi në LOV Paris 2024, Sara Errani dhe Jasmine Paolini.

Amerikanja  Emma Navarro  mori çmimin  e tenistes që më së shumti ka përpraruar në renditjen botërore.