"NBA Cup" përcakton çiftet çerekfinaliste

10.12.2024 17:40

Sezoni 2024-2025 i NBA do të ndalet sot për ndeshjet e Kupës...

Sezoni 2024-2025 i NBA do të ndalet sot për ndeshjet e Kupës, ose NBA-Cup, që do të luajë sezonin e tij të dytë.

Tashmë janë përcaktuar tetë skuadrat e kualifikuara në fazë çerekfinale, 4 nga secila Konferencë, që do të luajnë për një vend në gjysmëfinale.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 10-11 dhjetor, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 14 dhjetor dhe finalja e NBA Cup do të zhvillohet në Las Vegas, më 17 dhjetor.

Vjet, në edicionin e parë, fitues doli skuadra e LA Lakers, që u eliminua më herët. Ky event zhvillohet paralelisht me ndeshjet e sezonit të rregullt të NBA.


NBA-Cup, çerekfinale

Milwaukee – Orlando,

New York – Atlanta,

Oklahoma – Dallas,

Houston – Golden State