Aksioni “aditivë”, arrestohen 23 persona

10.12.2024 18:20

Janë arrestuar 23 persona si të dyshuar...

Janë arrestuar 23 persona si të dyshuar për vepra penale që kanë të bëjnë me keqpërdorim të parave shtetërore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Aksioni realizohet nga MPB në koordimin me Prokurorinë Themelore Publike dhe Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. 

“Prokuroria publike ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj 23 personave të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë, si dhe vepra kundër detyrës zyrtare dhe trafikut ligjor”, njofton Prokuroria Publike, nga ku shtojnë se në periudhën prej datës 13.04.2023 deri më 23.08.2024, disa nga të dyshuarit në cilësinë e tyre si zyrtarë në SHA EMV dhe SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” kanë krijuar një grup që kishte për qëllim kryerjen e veprave penale, keqpërdorimi i procedurës së thirrjes publike, dhënie të kontratave për prokurim publik ose partneritet publiko-privat, shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe pastrim parash dhe produkte të tjera kriminale vepër e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 273 të Kodit Penal.

“Drejtuesit dhe pronarët e dyshuar të personave juridikë, si pjesëmarrës në procedura, ranë dakord reciprokisht për manipulimin e procedurave për prokurimin e aditiv qymyri për nevojat e SHA EMV – filial KME Manastir dhe filial KME Osllomej. Në mënyrën e përshkruar në dispozitiv të urdhrit, i kanë mundësuar personit juridik përgjegjës penal të marrë Marrëveshjen e Prokurimit Publik për prokurimin e aditivëve  RPT 601. 190,000 kg, për nevojat e KME Manastir dhe 120.000 kg. aditivë RPT 602 për nevojat e KME Osllomej dhe fitimit të përfitimit pasuror të madh në vlerë të përgjithshme prej 397.636.400,00 denarë.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike, nga ku thonë se aksioni është në rrjedhë dhe se po sigurohen provat materiale në bazë të të cilave do të vendoset për zbatimin e masave të sigurisë ndaj të dyshuarve, për çka gjatë ditës së nesërme do të njoftohet opinioni.

Përndryshe, jozyrtarisht  mësohet se në mesin e të dyshuarve janë edhe ish-drejtor i EMV-së dhe ish-anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë, Vasko Kovaçevski, ish Drejtori i Ndërmarrjes EMV, Vasko Stefanov, ish Drejtori I KME Manastir Pece Matevski, Ish Drejtorët Komercial të EMV-së Adrian Muça, dhe Danço Stojanovski, ish-drejtori i KME Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, Maja Jordanova nga Velesi. (Ersan Pajaziti, TVM2)