Qeveria, nuk do të ketë rritje të pagave për zyrtarët

10.12.2024 19:28

Qeveria ka vendosur që të mos ketë rritje të pagave...

Qeveria ka vendosur që të mos ketë rritje të pagave të zyrtarët shtetërorë, bën të ditur Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva.

“Duke marrë parasysh tendencën e rritjes së pagës mesatare për vitin 2024 në raport me pagën mesatare për vitin 2023, Qeveria ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve në të cilat janë vendosur koeficientët për llogaritjen e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar, gjykatësve, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, prokurorëve publikë dhe anëtarët e këshillit të prokurorëve publikë dhe për këtë qëllim Ministria e Ekonomisë dhe e Punës dhe ajo e Drejtësisë, secili në kompetencën e vet, i ngarkuan të të paraqesin ndryshime dhe plotësime në ligje, në mënyrë që të zvogëlohen koeficientët e përcaktuar për llogaritjen e pagave, e gjitha për të mos shkaktuar dëme shtesë”, bëri të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.

Ajo njëherit theksoi se në buxhet janë paraparë rreth 1 miliard denarë për pagesën e K-15, që është obligim ligjor që do të përmbushet gjatë muajit dhjetor.